Fillon takimi i kreut shtetëror dhe liderëve politik për çështjen e emrit

0

Ka filluar takimi i paralajmruar i liderëve të partive më të mëdha politike në vend. Të parët në këtë takim arritën liderët e dy partive të koalicionit qeveritar, kryeminisstri dhe lideri i LSDM-së, Zoran Zaev dhe ideri i BDI-së, Ali Ahmeti, raporton Zhurnal.

Pas tyre ka ardhur edhe presidenti Gjorge Ivanov, i cili ka qenë i shoqëruar edhe nga disa këshilltarë të tij. I fundit në takim ka arritur lideri i VMRo-DPMNE-së, Hristijan Mickoski.

Në këtë takim të krerëve shtetëror dhe politik të Maqedonisë, kryeministri Zoran Zaev dhe shefi i diplomacisë Nikolla Dimitrov duhet të raportojnë për propozimet e ndërmjetësit për çështjen e emrit, Metju Nimic nga raundi i fundit i bisedimeve.