Hapet konkurs për zgjedhjen e drejtorit dhe zëvendësit të RTVM-së

0

RTVM ka hapur konkurs për zgjedhje të drejtorit të ri dhe zëvendësit të tij që do të ulen në vendet e Marjan Cvetkovskit dhe Harun Ibrahimit, transmeton Zhurnal.mk

Cvetkovski mbaron mandatin e tij në mars të këtij viti ndërsa funksionin e kryen nga viti 2012. Sipas konkursit të publikuar në faqen e RTVM drejtori dhe zv.drejtori zgjidhen për një periudhë prej 3 vite mandat dhe me mundësi rizgjedhje.

Kandidatët që do të konkurojnë duhet të jenë shtetas të Maqedonisë, me arsim të lartë, të dorëzojnë programë për RTVM për periudhën prej 3 vite, të kenë mbi pesë vite përvojë pune në media etj.