Qeveria e Maqedonisë tërheq ndryshimet ligjore për importin paralel të ilaçeve

0

Qeveria e Maqedonisë ka tërhequr ndryshimet ligjore dhe plotësimet në Ligjin për ilaçe dhe burime mjekësore, në lexim të parë, që kanë të bëjnë me transportin paralele të ilaçeve.

Qeveria ka informuar anëtarët e Komisionit për Shëndetësi, që e largon ligjin në fjalë.

Kryetarja e Komisionit për Shëndetësi, Mirsade Emini Asani, tha se në shkresën e dërguar tek ata, nuk ka arsyetim nga Qecerua se pse është larguar propozim-ligji.

“Disa minuta para fillimit të seancës morëm shkresë nga Qeveria e Maqedonisë se propozim-ligji largohet”, tha Asani.