Murtezani: Ligji për përdorimin e gjuhëve lehtëson rrugën drejt eurointegrimeve

0

Analisti Hasim Murtezani përmes një statusi të fundit ka përshkruar pozitivitetin që ka miratimi i ligjit për përdorimin e gjuhëve në vend, transmeton Zhurnal.mk

“Nuk është problem i Maqedonisë Ligji për përdorimin e gjuhës shqipe, përkundrazi ky Ligj forcon demokracinë e vendit dhe se me këtë ligj pranohet një realitet i pakontestueshëm dhe aspak i dëmshëm për shtetin. Ky ligj lehtëson rrugën për eurointegrimet, vështirësitë që kanë penguar ecurinë e zhvillimeve dhe integrimeve janë të njohura historikishtë”, shkruan kështu Murtezani.

Pjesa e telasheve të jashtme me fqinjët për ti zgjidhur ngërçet, do duhet një mobilizim i përbashkët nga të gjithë, sepse bëhet fjalë për një interes shtetërorë ku kërkohet përfshirja e të gjithëve, thekson mes tjerave në analizën e tij të fundit, Murtezani.

“Sa më shumë të kemi një politikë të brendshëme demokratike të pakompleksuar për të pranuar njëri tjetrin si realitet, aq më e lehtë do jetë së paku rruga saj përket zhvillimeve të brendshme demokratike dhe ligjore si shtet. Pastaj, pjesa e telasheve të jashtme me fqinjët për ti zgjidhur ngërçet, do duhet një mobilizim i përbashkët nga të gjithë, sepse bëhet fjalë për një interes shtetërorë ku kërkohet përfshirja e të gjithëve, ngaqë shteti ju takon gjithë qytetarëve dhe si i tillë duhet të implikioj mundësoj vendimarje dhe pjesmarje në varësi nga % e popullatës që jetojnë në vend”, thotë kështu analisti Hasim Murtezani.