Kontrabandë të mallrave dhe shmangie nga tatimi, arrestohen 6 persona

0

Policia e Kosovës ka arrestuar dy shtetas të Maqedonisë dhe katër shtetas të Kosovës, të cilët në vazhdimësi merreshim me kryerjen e veprave penale të ‘kontrabandë me mallra’ dhe ‘shmangie nga tatimi’ ka bërë arrestimin e gjashtë personave të dyshuar.

Sipas policisë, dy të dyshuar shtetas të Maqedonisë, bënin furnizimin me mallra-metale të çmuara nga Maqedonia, duke ikur nga pagesa doganore, ndërsa katër të dyshuar shtetas të Kosovës, shmangeshin nga pagimi i tatimeve të parapara me ligj.

Duke u bazuar në urdhëresën e gjykatës kompetente, në pesë rajone: Prishtinë, Ferizaj, Prizren, Gjakovë dhe Gjilan, është kryer kontrolli i lokaleve të argjendarive, pronë e të dyshuarve, me qëllim të mbledhjes të provave për veprimtarinë kriminale.

“Të dyshuarit e arrestuar janë: H. R. lindur me 1987 m/sh/maqedonas, S. R. lindur me 1982 m/sh/maqedonas, V. K. lindur me 1979 m/sh/kosovar, V. H. lindur me 1961 m/sh/ kosovar, B. M. lindur me 1961 m/sh/ kosovar, F. K. lindur me 1988 m/sh/ kosovar. Ndërsa janë sekuestruar si prova materiale 3 kg e 850 gramë stoli ari, 5 kg stoli argjendi, 3 revole kalibrash të ndryshëm, 97 fishekë, 1 veturë,3 telefona”, thuhet në komunikatë.

Personat e dyshuar, dy prej tyre, në bazë të urdhrit të prokurorit dërgohen në mbajtje policore për vazhdim të procedurës së mëtejme gjyqësore, ndërkaq katër janë liruar në procedurë të rregullt.