Gjykata Themelore vendosi: Durlovski në arrest shtëpiak, Mukoski dhe Çavkov ngelen në Burgun e Shuto Orizares

0

Këshilli Penal i Gjykatës Themelore Shkupi 1 ka vendosur që tenorit Igor Durlovski, të dyshuarit për terrorin e 27-prillit ti hiqet “masa e paraburgimit” dhe e njëjta të vendoset me “arrest shtëpiak”, kurse deputetes së VMRO-DPMNE-së, Zhaklina Peshevksa masa “arrest shtëpiak” është zëvendësuar me “masë të kujdesit”, njofton Portalb.mk.

Me masën e re të hetimit, masë e kujdesit, deputetja Zhaklina Peshevksa, një herë në javë do të jetë e obliguar që të paraqitet te personi i autorizuar në Gjykatë, do t’i merret dokumenti i udhëhetime dhe ka ndale për nxjerre të dokumenteve të reja të udhëtimit. Zhaklina do të ketë ndalesë edhe të realizojë kontakte me persona të caktuar.

Ngjashëm si Durlovskit, zëvendësimi i masës së paraburgimit me masë arresti shtëpiak është bërë edhe për shërbëtoren e Kuvendit të Maqedonisë, Elena Dovevska Bozhinovska, gjithashtu e dyshuar për terrorin e 27-prillit në Kuvendin e Maqedonisë.

Pesë të dyshuarve tjerë iu është vazhduar masa arrest shtëpiak, ndër të cilët janë deputetët Lupço Dimovski dhe Johan Tarçullovski.

19 personave ua vazhdoi masën e paraburgimit 30-ditor, kurse 4 të tjerëve arrestin shtëpiak

Deputetët Kërste Mukoski, Sasho Vasileski dhe Luben Arnaudov, ish ministri i Punëve të Brendshme, Mitko Çavkov dhe organizatorët e protestave “Për Maqedoni të përbashkët”, Boris Damovski, Bogdan Ilievski dhe Vllado Jovanovski, vazhdojnë të hetohen nën masën e paraburgimit dhe do të qëndrojnë edhe më tej në burgun hetues në Shkup.

“Këshilli Penale i repartit për korrupsion dhe krim të organizuar në Gjykatën Themelore Shkupi 1, duke vepruar në bazë të propozimit të Prokurorisë Themelore Publike për Ndjekje të Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar për vazhdim të masave të hetimit kundër 35 personave që lidhet me ngjarjet e 27 prillit të 2017-s, që ndodhën në Kuvendin e Maqedonisë nën veprën penale të parashtruar në Nenin 313 të Kodit Penal, ka sjellë vendim me të cilat pranohet propozimi i PTHP-së dhe: K.M., S.V., L.A., M.Ç., D.L., G.GJ., O.P., M.P., A.A., I.C., B.D., B.I., M.P., Z.S., J.Ç., I.S., G.A., V.T. dhe V.M. që t’ua vazhdojë masën e paraburgimit deri në 30 ditë, kurse L.D., J.T., S.M. dhe M.M. t’ua vazhdojë masën e arrestit shtëpiak”, njoftojnë nga Gjykata.

Përndryshe, ky vendim i Gjykatës Themelore Shkupi 1 për lehtësim të masave të hetimit për një pjesë të të dyshuarve për rastin e 27-prillit të vitit 2017 në Kuvendin e Maqedoni erdhi pas kërkesës që Prokuroria Themelore Publike ia bëri të njëjtës.

Prokurori përkatës ka kërkuar nga Gjykata Themelore Shkupi 1 që deputetes Zhaklina Peshkevskës t’i hiqet masa “arrest shtëpiak” dhe e njëjta të zëvendësohet me “masë të kujdesit”, kurse për tenorin Igor Durlovski dhe shërbëtoren e Kuvendit, Elena Docevska Bozhinovska u kërkua që “masa e paraburgimit” të zëvendësohet me masën “arrest shtëpiak”.

Për të dyshuarit tjerë, PTHP ngeli në qëndrimin e vazhdimit të masave të caktuara më pas me anë të së cilave parashihet sigurim i pranisë dhe zhvillim të pandërprerë të procedurës penale.

“Prokuroria Themelore Publike për Ndjekje të Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar deri te Gjykata Themelore Shkupi 1 ka kërkuar që të vazhdohet masa për sigurim të pranisë dhe për ndjekjet të procedurës penale pa ndërprerje për 35 të dyshuarit për ngjarje te 27-prillit të 2017-s në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë”, u tha në kërkesën e PTHP-së.