Nuk do të lejojmë që politika dhe interesat personale të përzihen në arsim

0

Nuk do të lejojmë që politika dhe interesat personale të përzihen në arsim
Komunikatë – Komuna e Studenicanit

Për hirë të informimit të drejtë të opinionit jami të obliguar që ti sqarojm gjërat lidhur me vendimin e marrë nga Shkolla fillore “Kemal Ataturk”- Koliçan i poshtëm me pëlqimin e Komunës së Studeniçanit për kombinimin e paraleleve në shkollën përiferike të fshatit Vërtekicë. Në këtë shkollë në ciklin e ulët shkollorë kemi gjithsejtë 7 nxënës që e zhvillojnë mësimin dhe atë: – 2 nxënës në klasën e parë – 1 nxënës në klasën e dytë – 0 nxënës në klasën e tretë – 4 nxënës në klasën e katërt Kurse në ciklin e lartë kemi gjithsejtë 9 nxënës dhe atë: – 2 nxënës në klasën e gjashtë – 3 nxënës në klasën e shtatë – 2 nxënës në klasën e tetë – 2 nxënës në klasën e nëntë E vërteta është se në shkollën e fshatit Vërtekicë po bëhet kombinimi i dy paraleleve në një, kurse deri më tani kanë funksionuar dy paralele e jo siq paraqitet në mjetet e informimit se po kombinohen 4 paralele në një. Kurse në ciklin e lartë arsimor do të vazhdojnë si deri më tani të funksionojnë dy paralele të kombinuara e gjashta me të shtatën, dhe e teta me të nëntën. Në të gjitha shkollat periferike në vendbanimet malore ku numri i nxënësve është i vogël kemi paralele të kombinuara dhe këtë e bëjmë në pajtueshmëri me ligjin. Ne si komunë jemi të obliguar që të organizojmë arsimin në tërësi duke bërë edhe të pamundurën që të sigurojmë arsim cilësorë dhe kushte sa më të mira për nxënësit. Këtë e kemi bërë dhe do të vazhdojmë ta bëjmë edhe në të ardhmen. Prindërit janë të manipuluar nga mësuesi i deritanishëm Isen Memedi që ka qenë i angazhuar me kontratë dhe se kontrata e tijë ka mbaruar. Për interesa individuale të cilit do që të jetë nuk duhet që të manipulohet me nxënësit e as me prindërit. Shpresojmë se prindërit këtë e kan kuptuar dhe se nxënësit do ti lëshojnë që të vazhdojnë mësimin sepse ky është obligim ligjorë. Nuk duhet të lëjojnë që dikush për interesa personale të manipulon me ta. Nuk do të lejojmë që politika dhe interest personale të përzihen në arsim.

Studeniçan, 24 janar 2018

Komuna e Studeniçanit
Shërbimi për informim