Ndryshohet emri i aeroportit dhe autostradës drejt Greqisë, ja çfarë deklaroi në Davos kryeministri Zoran Zaev

0

Në shenjë të vullnetit të mirë dhe rregullimit të raporteve mes Maqedonisë dhe Greqisë, vendi ynë do të ndryshojë emrat e aeroportit dhe autostradës ndërkombëtare, kështu ka deklaruar kryeministri Zoran Zaev në konferencën për shtyp të mbajtur bashkë me kryeministrin grek Cipras në Davos të Zvicrës, transmeton Zhurnal.mk

Sipas kryeministrit Zaev, aeroporti dhe autostrada ndërkombëtare do të quhen ‘miqësi’, emër ky që do të vazhdojë në përmirësimin e raporteve mes dy vendeve fqinje.