“Maqedonia e varfër”, mbi 450 mijë qytetarë luftojnë për kafshatën e bukës

0

 Numri më i madh i të varfërve në Maqedoni janë të rinjët, ata deri në 17 vite dhe janë mbi 30%. Tek ata deri në 65 vite përqindja e varfërisë është 21%, kurse përqindja më e ulët është tek personat mbi 65 vite dhe përqindja është 14%, transmeton Zhurnal.

Edhe nga penzionerët 7 % janë të varfër.

Analizat tregojnë se numri më i madh i të varfërve janë meshkujt dhe jo femrat, kurse të ardhura më të vogla kanë personat që jetojnë në  vendbanimet rurale. Nga pagat familjet nëpër vendet rurale realizojnë 170 mijë denarë , kurse në qytete 233 mijë denarë.Të hyrat nga penzionet nëpër vendet rurale janë nga 57.000 denarë në fshatra, në qytete 87.000 denarë.

Në mbarë botën, pabarazia më e madhe ekonomike është në Afrikën e Jugut, pastaj në Namibija dhe në Haiti.

Pabarazia më e vogël është në Ukrainë, Islandë, dhe Slloveni.

Nga vendet e regjionit, përveç se Sllovenëve mirë renditen edhe Shqipëria, Serbia, Mali i Zi, Kroacia, Bosnje Hercegovina dhe Greqia.

Më së keqi se Maqedonia është vetëm Bullgaria.