Bëri hiking me fëmijët dhe mbeti tërë kohën pa frymë – e ndryshoi stilin e jetesës dhe tani ka trup mahnitës

0

Një baba i tre fëmijëve e ka humbur thuajse gjysmën e peshës së trupit pasi e ka kuptuar se nuk ka mundur ta jetojë jetën që e dëshironte për fëmijët e tij.

Jeremiah Peterson nga Montana, i cili peshonte 130 kilogramë në gusht të vitit të kaluar, e kishte kuptuar se duhej të ndryshonte kur ishte duke u kthyer nga një udhëtim në një liqen malor ku kishte qenë me fëmijët e tij, transmeton Telegrafi.

Në vend se ta shijonte udhëtimin dhe t’i rikujtonte kujtimet e lumtura, ai kishte bërë që të tre fëmijët e tij – të moshave nëntë, shtatë dhe gjashtë vjet – të përqendrohen vetëm në mungesën e frymëmarrjes të Petersonit dhe udhëtimi kishte pasur pauza të shumta shkaku i lodhjes së tij.

Duke e përshkruar eksperiencën e tij me fëmijët, Peterson ka shkruar në Instagram:

Në vend se t’i kujtoj kujtimet e mira nga udhëtimi që e kemi bërë, krejt çfarë më vjen në mendje është se kam mbetur tërë kohën pa frymë dhe se kam pushuar më shumë se fëmijët e mi të moshave 9,7 dhe 6 vjet”.

Aty ai kishte vendosur të ndryshonte krejtësisht, ndërsa pas një stili të shëndetshëm të jetesës, tani babai i tre fëmijëve ka humbur 30 kilogramë dhe ka fituar masë të mahnitshme muskulore.

Tani, sipas Petersonit, ai mund të vrapojë pa ndalë në të njëjtat shtigje pa u ndalur fare.

Transformimi i tij 152-ditorë ka bërë që Peterson të mos njihet në fotografitë e tij para dhe pas.

“Çdo ditë të cilën nuk e jetojmë me potencialin tonë të plotë, është humbje e kohës së çmueshme të cilën e kemi”, ka shkruar Peterson. /Telegrafi/