Strugë, aktivistët kërkojnë stacione matëse të ajrit

0
OLYMPUS DIGITAL CAMERA

Ministria e ambientit jetësorë urgjentisht ta ndryshojë planin dhe stacionin për matjen e cilësisë së ajrit në Strugë, në vend që në vitin 2021, ta vendos menjëherë- kërkuan shoqatat civile. Kërkesa e këtillë vjen pasi Alsat M njoftoi se kjo ministri planifikon të vendosë stacion matës në Strugë vetëm pas tre vitesh.

Situata edhe më shumë bëhet urgjente nëse kihet parasysh se Struga ka problem serioz me deponinë e egër e cila është shumë afër qytetit dhe prej ku me muaj të tërë kishte zjarre.

“Sëmundjet e mushkërive, përfshirë sëmundjet kancerogjene të mushkërive supozoj që kanë lidhje me cilësinë e ajrit, sidomos gjatë muajve të verës kur cilësia është shumë e ulët. Shkak për këtë cilësi të ajrit mendoj se është deponia sepse nuk kemi trafik të madh dhe industri”, deklaroi Nestor Jauleski, biolog.

Alarmuese janë edhe shifrat e të prekurve të ri nga kanceri në Strugë në dy vitet e fundit. Në vitin 2016 dhe 2017, ky numër ka arritur në 200. Për momentin nuk ka asgjë të re nga premtimet e pushtetit qendror dhe lokal. Ata rishtazi kanë premtuar se problemi me deponinë do të fillojë të zgjidhet dhe se mbeturina do të bartet në lokacion tjetër. Në deponi edhe më tej grumbullohet mbeturina e qytetit.