Avokati i Popullit Ixhet Memeti bëri me dije se zyra e tij e ndjek nga afër gjykimin për rastin e vdekjes së Almir Aliut dhe vlerëson se ekzistojnë dyshime mbi gjithë procesin gjyqësor.
Sipas tij, rasti len hapësirë për të dyshuar për përfshirje politike dhe joprofesionalizëm. Memeti këto komente i bëri në emisionin “200” që do të transmetohet në orën 22:30 në Alsat.