Shpërthejnë protestat kundër emrit në Selanik!

0

Rreth 40.000 persona kanë shkuar drejt Selanikut ditën e sotme, duke protestuar kundër emrit të Maqedonisë.

Numri i qytetarëve të cilët po i bashkohen protestës sa vjen edhe shtohet shkruan media greke “Protothema”, pasi autobusë nga e gjithë Greqia po i drejtohen Selanikut.

Protesta e njerëzve po zhvillohet përballë statujës së Aleksandrit të Madh ndërsa në dorë mbajnë parulla “Jo fjalës Maqedoni”. /albeu.com/