Zvogëlohen pagat e deputetëve për shpenzime udhëtimi

0

Deputetët, por edhe funksionarët tjerë, duhet të pranojnë pagesë për harxhime të udhëtimit së paku 30 për qind më të ulët nga shumat e deritanishme. Javën e ardhshme në komisionet e Kuvendit do të shqyrtohen dy ligjet që i propozoi LSDM-ja, me të cilat shteti nuk do të paguaj nga 30 për qind nga çmimi i një litri karburant për çdo kilometër të kaluar, por 20 për qind.

Partia më e madhe qeveritare vlerëson se edhe kjo përqindje është e lartë dhe pas sjelljes së ligjeve ata do të propozojnë ulje edhe për 5 për qind.

Si masë shtesë përmendet edhe detyrimi i çdo deputeti të dorëzojë vërtetim se pagesën rrugore e ka kryer me kartelën e vet bankare. Me këtë, thotë deputetiTomisllav Tuntev, do të zvogëlohen mundësitë për keqpërdorim të pagesës për harxhime të udhëtimit, gjë që nuk ka qenë dukuri e rrallë gjatë viteve të kaluara. Për shkak të këtyre dhe llojeve tjera të keqpërdorimeve, nga buxheti shtetëror harxhohen shuma të larta. /albeu.com/