Në Manastir është gjetur një grua e vdekur me shenja të djegies në trup dhe fytyrë

0

Një person nga Manastiri disa minuta pas mesnate e ka gjetur trupin e nënës së tij pa shenja jete. Mjekët e Ndihmës së Shpejtë kanë konfirmuar se 66-vjeçarja V.A ka pasur djegie në trup, njofton Portalb.mk.

“Me 20.01.2017 në orën 12 e 10 pas mesnate është denoncuar se në Manastir në rrugën “Sremska Mitrovica” në shtëpinë e tij është gjetur nëna e vdekur V.A. (66). Nga ana e mjekut të Ndihmës së Shpejtë është konstatuar se gruaja e vdekur ka shenja djegie në fytyrën si dhe në këmbë e bark. Inspekzim në vendngjarje ka kryer ekipi i SPB- Manastir dhe është konstatuar se djali i saj P.B (25) rreth orës 13.00 me 19 data ka dalur nga shtëpia për të shkuar në punë dhe kur është kthyer e ka gjetur nënën e tij të shtyrë në dhomën ndenjëse në afërsi të furrës së kuarcit. Pastaj djali e ka vendosur në krevat dhe e ka thirrur ndihmën e shpejtë. Pa urdhrit të prokurorit publik, trupi është dhënë për autorpsi”, thonë nga policia.