Erektionspillen onefitpapafitness.ch Erektionspillen genéricos potencia en España
Ballina MAQEDONI Tirana zyrtare reagoi ndaj mbishkrimit “Vdekje për shqiptarët” në Manastir të Maqedonisë

Tirana zyrtare reagoi ndaj mbishkrimit “Vdekje për shqiptarët” në Manastir të Maqedonisë

0

Ministria e Evropës dhe e Punëve të Jashtme e Shqipërisë sot ka reaguar ndaj mbishkrimit “Vdekje për shqiptarët” që u shkrua në Manastir të Maqedonisë dhe të njëjti e cilëson si përpjekje për të mbjellur urrejte mes komuniteteve, njofton Portalb.mk.

“Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme e Republikës së Shqipërisë shpreh keqardhjen e saj dhe dënon gjuhën e urrejtjes së përdorur në mbishkrime në hapësira publike në Manastir, në adresë të shqiptarëve. Nuk është hera e parë që Manastiri, qyteti i kongresit historik të gjuhës shqipe dhunohet qëllimisht e në mënyrë të papranueshme nga akte të cilat kërkojnë të mbjellin urrejtje, përçarje e të nxisin tensione mes komuniteteve. MEPJ u kërkon autoriteteve të Maqedonisë të hetojnë dhe të venë para përgjegjesisë autorët e këtyre sulmeve, të cilat bien ndesh e cënojnë frymën e bashkëjetesës dhe harmonisë në Maqedoni e në gjithë rajonin”, thanë nga MEPJ-ja.

Përndryshe, dje publiku në Maqedoni u ndesh me një fotografi, në të cilën shihej një ndërtesë ku shkruante “Smrt za shiptari” dhe “Vdekje për shqiptarët” në gjuhën shqipe dhe maqedonase, a kurse në anën e djathtë të kësaj fjalie, në po të njëjtën hapësirë shkruane vetëm në gjuhën maqedonase, “Zakon si e zakon” që në shqip ka kuptimin “Ligji është ligj”, që përcjell mesazh ndaj miratimit të ligjit të gjuhëve në Maqedoni që siguron përdorimin e gjërë të gjuhës shqipe.