Presidenti Ivanov nuk e dekretoi ligjin që avancon përdorimin e gjuhës shqipe

0

Presidenti i shtetit Gjorge Ivanov solli vendim që të mos e nënshkruajë Ligjin për përdorimin e gjuhëve, Ligj ky që zgjëron përdorimin e gjuhës shqipe.

Ivanov njoftoi se ka dërguar një letër deri tek Par

lamenti i Republikës së Maqedonisë në të cilën ka sqaruar arsyet pse nuk ka nënshkruar këtë ligj.

Sipas Ivanovit me këtë ligj po vendoset një paralelizëm shumë i shtrenjtë në të gjitha organet shtetërore të vendit, që dërgon deri tek bllokimi i tërësishëm i tyre dhe mos funksionim.

Drejtpërdrejt nga Presidenca: Presidenti, Gjorge Ivanov

Posted by Alsat-M.TV on Wednesday, January 17, 2018