Dhunuesi i Sheqerinskës kërkon dënim me kusht

0

Sulmuesi i Radmilla Sheqerinskës në Kuvend, Pançe Angellov sot në një seancë publike në Gjykatën e Apelit kërkoi që ti zvogëlohet dënimi me burg prej katër vjetësh. Avokati i tij tha para gjykatësve se Angellov ka 70 vjet dhe se kushtet në burgje nuk janë të përshtatshme për moshën e tij. Mbrojtja argumentoi se kualifikimi i veprës për të cilën Angellov është dënuar, nuk është e vërtetë dhe se lëndimin më të rëndë ministres aktuale të Mbrojtjes ia ka shkaktuar një person tjetër. Prokuroria mbetet në qëndrimin se gjykata penale e ka vlerësuar si duhet lartësinë e dënimit me burg.

“E kontestojmë pjesën e kualifikimit juridik, a thua bëhet fjalë për dhunë sipas paragrafit 6, që parasheh dënim më të lartë, ose ka të bëjë me dhunën si në paragrafin 3, që nënkupton se dhuna është e kryer në grup ose ka si pasojë lëndim fizik të një tjetri …”, tha Dragan Peshevski – avokat.