Shekerinska: çështja e emrit nuk është pengesa e vetme për anëtarësim në NATO

0

Ministria e Mbrotjes së Maqedonisë, Radmilla Shekerinska, në vazhdën e vizitës së sekretarit gjeneral të NATO-s në Maqedoni, Jens Stoltenberg, ka deklaruar se problemi i vetëm i Maqedonisë për anëtarësim në NATO nuk është vetëm çështja e emrit, por ka edhe në një sërë probleme tjerash, njofton Portalb.mk.

“Apsolutisht nuk është e saktë se problemi i vetëm për anëtarësim në NATO është emri. Nuk është ashtu. Për këtë është e novojshme të lexoni secilin dokument të NATO-s nga 2014-ta dhe do të shihni se lista e problemeve, ku Maqedonia që të jetë anëtare e NATO-s, për fat të keq, nga 2008-ta deri më 2014-n, më vonë edhe më keq u bë, u zmadhua edhe më shumë. Edhe aty rrallë u përmend çështja, problemi me fqiun jugor”, tha Shekerinska.

Shekerinska vizitën e Stoltenbergut më 17 dhe 18 janar e sheh si porosi që Maqedonia është kthyer në binaret euro-atlantik.

“Vizita e sekretarit gjeneral të NATO-s në Maqedoni, Jens Stoltenberg është porosi më vete. Ajo nënkupton se gjatë gjashtë muajve paraprak arritëm që Maqedoninë ta kthejmë në binaret euro-atlantik dhe arritëm të neutralizojmë të gjitha lajmet e këqia, të cilat në periudhën paraprake në kontinuinitet erdhën në Maqedoni”, tha Shekerinska.

Nga ana tjetër, zëvendëskryeministri i Eurointegrimeve të Maqedonisë, Bujar Osmani tha se është optimist kur bëhet fjalë për zgjidhjen e kontestit të emrit me Greqinë. Sipas tij, janari dhe shkurti janë muajt kyçe për punën në Kuvend.

Përndryshe, në lidhje me procesin euro-atlantik të Maqedonisë, më 17 dhe 18 janar të 2018-s (e mërkurë e enjte) në Maqedoni do të vijë sekretari gjeneral i NATO-s, Jens Stoltenberg e ndërsa Komisioni Evropian i ka përshëndetur aktivitetet e Qeverisë së Maqedonisë për dhënie fund të kontestit 25 vjeçar për çështjen e emrit me Greqinë dhe shpreson se do të shohë rezultate “konkrete”.

Ndërkaq, mediat greke me të madhe shkruajnë për takimin ndërmjet kryeministrit të Maqedonisë, Zoran Zaev dhe atij grek, Aleksis Cipras i cili më 24 janar duhet të mbahet në kuadër të Forumit Botëror Ekonomik në Davos. Ato thonë se Zaev dhe Cipras do të bisedojnë për përparimin e pengesave ndërmjet shteteve dhe parashikojë se do të bisedojnë për zgjidhje konkrete edhe pse që të dyja shtetet janë të kujdesshëm me këtë lloj formulimi, por optimizëm ka nga të dyja anët.