Deri të enjten Ivanov ka afat te nënshkruajë ligjin për gjuhët

0
Former Yugoslav Republic of Macedonia (FYROM) President Gjorge Ivanov and EU enlargement commissioner give a press conference on September 4, 2012 after their talks at EU headquarters in Brussels. Macedonia was granted EU candidate status in 2005, but the start of the accession talks has been blocked ever since by Greece due to the name row. Athens and Skopje have been at loggerheads over the right to the name Macedonia since the former Yugoslav republic proclaimed independence in 1991, as a northern Greek province has the same name. AFP PHOTO / GEORGES GOBET (Photo credit should read GEORGES GOBET/AFP/GettyImages)

Presidenti Gjorge Ivanov të enjten në mbrëmje duhet të nënshkruajë dekretin e ligjit të përdorimit të gjuhëve ose ta kthejë në Kuvend me apo pa vërejtje.

Kuvendi solli ligjin për përdorimin e gjuhëve më 11 janar ndërsa Presidenti ka afat prej shtatë ditësh të nënshkruajë dekretin e ligjit.

Një burim i afërt me kabinetin e presidentit Ivanov tha se është shumë e qartë se nuk do ta nënshkruajë dhe do të vendos veto për këtë ligj.

“Është mëse e qartë se presidenti Ivanov nuk do ta nëshkruajë ligjin për gjuhët. Ky vendim është i qartë dhe se të hënën presidenti do ta jap arsyetimin e tij”, theksuan burime të afërta me presidentin. /albeu.com/