6 “fakte” të pabesueshme që provojnë se Adolf Hitleri falsifikoi vdekjen e tij

0

Mund të jetë akti më i habitshëm në histori.

Sipas dokumenteve të deklasifikuara nga FBI në vitin 2014, Adolf Hitler mund të ketë mbijetuar Luftën e Dytë Botërore, dhe ka falsifikuar vdekjen e tij duke ikur në Amerikën e Jugut pas rënies së Gjermanisë naziste, përcjell albeu.com

Teoricienët e konspiracionit besojnë se udhëheqësi nazist në të vërtetë ka mashtruar botën.

1. Një teori sugjeron se ai mund të ketë ikur nga Gjermania duke përdorur një tunel të fshehtë.

2. FBI-ja tregon se Hitleri mund të ketë ikur në Argjentinë në fund të Luftës së Dytë Botërore.
Raporti i FBI – i datës 21 shtator 1945 tregon se ai u fsheh në ultësirat e maleve të Andeve.

3. Sipas hetuesve, Hitleri iku nga Evropa pas rënies së Berlinit në një anije U.

4. Një informator i CIA-s deklaroi se kishte parë Hitlerin në Kolumbi në vitin 1955.
Në mesin e dokumenteve të CIA-s të deklasifikuara kohët e fundit ishte një raport që pretendonte se Hitleri mbijetoi në Luftën e Dytë Botërore dhe po jetonte në Kolumbi.

5. Një ishull nazist thuhet se ka ekzistuar në brigjet e Kilit.

Besohet se mijëra nazistët ikën në Amerikën e Jugut pas Luftës së Dytë Botërore dhe shumë besojnë se ka pasur përpjekje për të rindërtuar Rajhun e Tretë në një ishull të fshehtë atje.

6. Vetëm 11 vjet pas Luftës së Dytë Botërore gjykata gjermane deklaroi vdekjen e Hitlerit.
Linja zyrtare ishte se kreu nazist vrau veten duke marrë një pilulë cianidi para se të qëllonte veten. Por u desh më shumë se një dekadë para se të njihej nga gjykatat gjermane. /albeu.com/