Shkup, mbahet takimi i drejtorëve politik të MPJ-ve nga Ballkani Perëndimor

0

Në Ministrinë e Punëve të Jashtme të Mqedonisë (MPJ) u mbajt takimi i dytë i Shërbimit Evropian për Punë të Jashtme (EEAS) të cilin zëvendës sekretari i Përgjithshëm i EEAS-ut, Jean-Christophe Belliard, e mbajti me drejtorët Poilitik të vendeve të Ballkanit Perëndimor (WB6), transmeton Anadolu Agency (AA).

Siç bëhet e ditur në një njoftim të MPJ-së, biseda është fokusuar në perspektivën evropiane të Ballkanit Perëndimor, çështjet që lidhen me Partneritetin Lindor të Bashkimit Evropian, përafrimin me Politikën e Jashtme dhe atë të Sigurisë së Bashkimit Evropian, si dhe për situatën aktuale dhe zhvillimet në rajon e më gjerë.

Sekretari Shtetëror në MPJ të Maqedonisë, Viktor Dimovski, në fjalën e tij ka përshendetur përkushtimin gjithëpërfshirës të BE-së në Maqedoni dhe në rajonin më të gjerë, duke theksuar përkushtimin që i tërë ky process të finalizohet me integrimin e Ballkanit Perëndimir në BE.

Në këtë kontekst, thuhet më tej në njoftim, Dimovski ripërsëriti hapat konkrete të Qeverisë së Maqedonisë të ndërmarra vitin e kaluar në planin e brendshëm politik dhe të jashtëm, ndërkohë që informoi për aktivitetet e ardhshme në planin e integrimit të vendit në BE.