Në një hotel në qendër të Selanikut u mbajt takimi sekret Dimitrov – Koxias

0

Në hotelin “Makedonia Pallas” në qendër të Selanikut, është mbajtur, sipas mediave greke takimi i ministrave të Punëve të Jashtme të Maqedonisë dhe Greqisë.

Siç njofton korrespondenti i MIA-s nga Athina, mediat në Greqi, takimin e karakterizuan si “sekret” duke pasur parasysh atë që se as nga MPJ-ja e Maqedonisë, as nga MPJ-ja greke nuk është komunikuar as koha as vendi i takimit.

“Në Selanik, në sekret të madh dhe nën masa të rrepta sigurie është mbajtur takimi i ministrit të Punëve të Jashtme, Nikos Koxias me kolegun shkupjan të tij, Nikolla Dimitrov, në periudhë kohore kur dy vendet shpejtojnë të gjejnë zgjidhje të pranueshme për emrin e Shkupit, që të mundet FYROM të integrohet në NATO”, shkruan portali informativ i Selanikut, Voria, transmeton MIA
Një pjesë e meiave greke publikuan edhe fotografi nga hoteli ku u mbajt takimi.