Me asnjë votë “për” propropozim-ndryshimi i ligji të duhanit dërgohet në seancë plenare

0

Për miratimin e ndryshimit të ligjit të gjuhëve do të vendoset në seancë plenare, pasi që Komisioni i Shëndetësisë të njëjtin e kaloi në leximin e dytë me asnjë votë “për”, por me dy vota “kundër” dhe katër “përmbajtur”, njofton Portalb.mk.

Edhe pse në seancën e Komisionit nuk pati vota “për” për propozimin, kryetarja e tij, deputetja e Bashkimit Demokratik për Integrim, Mirsada Emini Asani e cila votoi “kundër” tha se është mirë që u dëgjuan të gjitha anët dhe secili shprehu qëndrimin e vetë para se ligji të dorëzohet në seancë plenare për miratim.

“Kundër” propozim-ndryshimit të ligjit të duhanit votoi edhe deputeti Partisë Liberale Demokrate, Goran Milevski, i cili tha se nuk u pajtua me propozuesin, sepse propozim-ndryshimi do të zvogëlojë prodhimin, fitimin dhe frekuentimin e kafeneve të ndryshme.

Përndryshe, sipas të dhënave që u publikuan gjatë diskutimit të propozim-ndryshimit të ligjit të duhanit, 640 mijë individë në Maqedoni, ose 37% e duhanpirësve të Maqedonisë rangohen në vendin e tretë në botë për numrin e cigareve të thithura në vit.

Qëllimi i ndryshimit të ligjit është që të largohet paragrafi ku definohet hapësira se ku duhet të pihet duhan.

Në opinion u tha se këto ndryshime ligjore do të mundësojnë që të pihet duhani edhe në vendet ku më parë ka qenë e ndaluar, megjithatë, nga LSDM në seancën e leximit të parë të ligjit u sqarua se nuk bëhet fjalë që të lejohet pirja e duhanit në vendet ku është ndaluar ose cenim i të drejtave të joduhanpirësve.

Nga ana tjetër, ndryshimi i ligjit të duhanit edhe pse mori dritë jeshile nga Qeveria e Maqedonisë, e njëjta nuk ka mendim për të.

“Për këtë çështje, Qeveria ka  qëndrim të pajtuar që ligji të kthehet në Kuvend në procedurën e mëtutjeshme”, deklaroi zëdhënësi i Qeverisë, Mile Boshnjakovski.

Ndryshe, grupi i deputetëve të shumicës parlamentare më 20 korrik kanë ngritur iniciativë për ndryshimin e ligjit për prije të duhanit në procedurë të shkurtuar për shkak të përkeqësimit të gjendjes ekonomike në objektet hotelierike, gjegjësisht në restorante dhe kafiteri.

Kjo ka ardhur si rezultat që gjatë viteve të fundit ka pasur masa rigoroze dhe dënime të larta në objektet që është pirë duhani, dhe si pasojë e kësaj është zvogëluar qarkullimi.

Në njërën nga ndryshimet kyçe që parashihet me ndryshimin e ligjit aktual, pronarët e objekteve hotelierike do të munden të ndajnë hapësirë të caktuar për pirësit e duhanit, ndërkaq në të gjitha pjesët tjera qartë duhet ta theksojnë me simbole se është e ndaluar prija e duhanit.

Gjithashtu, ndryshime do të ketë edhe në dispozitat me të cilat rregullohet pirja e duhanit jashtë objekteve.