Maqedoni/ Akuzohen se ushtronin prostitucion, ndalohen 3 shqiptaret

0

Katër vajza tri prej të cilave shqiptare janë ndaluar në Tetovë dhe Gostivar pasi dyshohet se ushtronin prostitucion.

Ato janë gjobitur ndërkohë me një shume prej 400 eurosh dhe po bëhet gadi dëbimi për në vendin e tyre.

Ato akuzohen se punonin në tre objekte hotelirie në Sedllarcë të Epërme të Tetovës dhe Raven të Gostivarit. Shtetaset e huaja të arrestuara ndodhen në stacionin policor të Gostivarit dhe Tetovës. Sipas Ministrisë së Brendshme maqedonase, shtetaset do të deportohen në vendet e tyre, shkrua starplus.

Sikundër raportohet, në momentin e ndalimit, ato kanë deklaruar se punonin si balerina, por policia dyshon se ato prostituonin.