Keto jane vendet ku mund te shkohet pa viza, vetem me pashaporte Maqedonase!

0

Pasaporta e Maqedonisë gjendet në vendin e 46 në rang listën e pasaportave sipas numrit të shteteve në të cilat mund të udhëtohet pa viza. Qytetarët e Maqedonisë mund të udhëtojnë lirshëm në 112 shtete, njofton Portalb.mk.

Greqia është vendi më mirë i ranguar nga rajoni. Ajo gjendet në vendin e 7 dhe me pasaportën greke mund të udhëtohet në 171 vende.

Sllovenia gjendet në vendin e 11 (167 shtete), Bullgaria në vendin e 20 (156 shtete), Kroacia në vendin e 21 (155 shtete), Serbia në vendin e 41 (119 shtete), Mali i Zi në vendin e 48 (110 shtete), Bosnja dhe Hercegovina në vendin e 51 (105 shtete), Shqipëria në vendin e 52 (100 shtete) dhe Kosova  në vendin e 96 (38 shtete).

Pasaporta më e fuqishme në botë, sipas Hanli Pasport Indeks për vitin 2018, është e Gjermanisë, me të cilën mund të udhëtohet në 177 shtete. Në vendin e dytë është Singapori (176 shtete), ndërkaq të tretin e ndajnë Danimarka, Finlanda, Franca, Italia, Japonia, Norvegjia, Suedia dhe Britania e Madhe, qytetarët e të cilave mund të udhëtojnë pa viza në 175 shtete..

Amerikanët janë të vendosur në vendin e pestë, gjegjësisht ata mund të udhëtojnë në 173 shtete.

Më keq janë të ranguar shtetasit e Afganistanit, shtetasit e të cilit mund të udhëtojnë pa viza vetëm në 24 shtete, ndërkaq përpara tyre janë shtetasit e Irakit të cilët janë në vendin e 103 (27 shtete), ndërkaq në vendin e 102 janë të Sirisë (28 shtete).