Zaev uron Krishtlindjet ortodokse

0

Kryetari i Qeverisë Zoran Zaev, me rastin e festës fetare Krishtlindjes – lindjes së Krishtit, sot dërgoi letër me urim deri te Kryepeshkopi i Kishës Ortodokse të Maqedonisë – Kryepeshkopata e Ohrit z.z Stefan dhe deri te të gjithë besimtarët ortodoks.

Në urim theksohet se derisa “këto ditë e dëgjojmë këngën engjëllore që e feston lindjen e Krishtit, e dëgjojmë edhe porosinë e cila çdo vit fton t’i përgatisim zemrat tona për Lindjen e tij në të gjithë ne”.

Kremtimi i Krishtlindjes le të jetë arsye për lumturi të pafund, që ta ndajmë me të gjithë, në të gjitha sfidat tona të ardhshme, theksohet në urimin e kryeministrit Zaev, i cili e uroi Lindjen e Krishtit.