Në këtë datë rifillon gjykimi i rastit Monstra

0

Pas kthimit në rigjykim, GjykataThemelore në Shkup ka caktuar seancën e parë gjyqësore për rastin “Monstra”.

Pas kthimit në rigjykim, GjykataThemelore në Shkup ka caktuar seancën e parë gjyqësore për rastin “Monstra” e cila do të mbahet më 12 shkurt, me trup të ri gjyqësorë, ku si gjyqtar i parë i lëndës është zgjedhur Ognen Stavrev, ndërkaq gjyqtar i dyti Osman Shabani.

Këtë e konfirmon edhe avokati mbrojtës Naser Raufi. Gjykata Supreme më 24 nëntor të vitit të kaluar solli vendim që lënda “Monstra” të kthehet në ri-gjykim, ndërkaq të dënuarit, Sami Luta, Haki Aziri, Agim Ismailloviq dhe Fejzi Aziri të lirohen nga burgu nën masa të kujdesit, gjegjësisht të mos lejohen që ta lëshojnë qytetin e Shkupit dhe të paraqiten te personi zyrtar në Gjykatën Themelore Shkupi 1 çdo të martë dhe të premte në periudhën prej orës 12 deri në orën 14”.

Poashtu në arrati ndodhen edhe dy të akuzuarit Afrim Ismailoviq dhe Alil Demiri.