Zuka i Shkupit nënshkruan me Flamurtarin

0

Mbrojtësi 22 vjeçar nga Shkupi, Fisnik Zuka prej sot është futbollist i Flamurtarit të Vlorës, duke shtuar numrin e futbollistëve nga Maqedonia.

Trajneri Shpëtim Duro i cili një kohë ishte drejtues i Shkëndijës të Tetovës, fillimisht kishte marrë me vete si ndihmës tetovarin Jeton Beqiri.

Zuka është larguar nga FC Shkupi për të nënshkruar kontratë me ekipin vlonjat për 18 muaj. /Portalb.mk/