Kina investon 1,77 miliardë euro për një park për inteligjencën artificiale

0

Një park teknologjik kushtuar zhvillimit të inteligjencës artificiale pritet të ndërtohet në Pekin gjatë pesë viteve të ardhshme, njoftuan autoritetet lokale, sipas agjencisë kineze të lajmeve, Hsinhua.

Parku do të ndërtohet në rajonin e Mentugut, në zonën perëndimore të Pekinit dhe do të zerë një sipërfaqe toke prej 55 hektarësh dhe do të kushtojë 1,77 miliardë euro.

Sipas pritshmërive, parku duhet të tërheqë rreth 400 kompani, me një vlerë të prodhimit vjetor prej 6,4 miliardë eurosh.

Projekti, do të zhvillohet nga kompania “Zhongguancun Development”, që do të përfshijë partneritete me universitetet kineze dhe të huaja, institutet e kërkimeve dhe kompanitë e mëdha për të krijuar qendra të ndryshme kërkimore në park, duke përfshirë një laborator mbarëkombëtar mbi inteligjencën artificiale. /albeu.com/