Maqedoni, kallëzim penal për keqpërdorim të pozitës zyrtare ndaj ish kryetarit të komunës

0

Ish-kryetari i komunës së Novo Sellës B.B. (53) mori kallëzim penal për shkak të dyshimit se e “ka keqpërdorur pozitën zyrtare dhe autorizimet” dhe me Aneks të marrëveshjes i ka vazhduar qiranë objektit të përkohshëm në Ujëvarat e Smollarit me personin juridik – Shoqatë për turizëm, hotelieri dhe shërbime nga Strumica, me çka ka mundësuar që ai të jetë në pozitë të privilegjuar në treg dhe me dobi më të madhe pronësore dhe afirmim për një afat më të gjatë kohor.

Me nënshkrimin e Aneksit, B.B. ka lejuar rirregullim të objektit ekzistues në restorant kombëtar dhe ndërtimin e objekteve të përhershme, në kundërshtim të kushteve në konkursin paraprakisht të shpallur për ankand publik për dhënien me qira të objektit të përkohshëm dhe në kundërshtim me marrëveshjen e nënshkruar për qira të objektit të përkohshëm.

Në këtë mënyrë, siç informon MPB-ja, ka mundësuar personi juridik – Shoqata për turizëm, hotelieri dhe shërbime nga Strumica, të jetë në pozitë të privilegjuar në treg dhe me dobi më të madhe pronësore dhe afirmim në afat më të gjatë kohor.