10 ushtritë më të forta në botë

0

Ushtria konsiderohet pjesë e rëndësishme e sigurisë së një vendi. Për krahasimin e tyre zakonisht   merren parasysh: arsenali në posedim, teknologjia e avancuar e aplikuar, trajnimi, fuqia dhe numri i  aleatëve, madhësia e ushtrisë, buxheti, etj.  Ju sjellim në vazhdim 10 vendet me ushtritë më të forta në botë.

10. Japonia

armata10

Japonia ishte një forcë udhëheqëse ushtarake në Luftën e Dytë Botërore. Është interesante se  traktati i saj i paqes në fund të LDB-së ia ndalon asaj që të ketë ushtri ofensive. Me një buxhet prej 49.1 miliardë dollarësh, Japonia renditet e 6-ta në botë më buxhetin më të lartë për mbrojtje. Ajo ka mbi 247.000 trupa të rregullta dhe pothuajse 60.000 rezervë. Me 1.595 aeroplanë, Japonia është forca e 5-të më e madhe ajrore në botë. Ushtria e saj është e pajisur edhe me 131 anije të luftës.

9. Koreja Jugore

armata9

Shpenzimet e saj të mbrojtjes, aktualisht janë 34 miliardë dollarë në vit. Ky vend ka mbi 640,000 forca ushtarake aktive dhe 2.9 milionë rezervë. Koreja Jugore është fuqia e 6-të më e madhe ajrore me 1.393 aeroplanë. Ajo ka 166 anije të vogla lufte, forcat e saj tokësore posedojnë rreth 15.000 armë të ndryshme, përfshirë edhe sistemet e raketave dhe 2.346 tanke.

8. Turqia

armata8

Buxheti i mbrojtjes së këtij vendi është 18.18 miliardë dollarë. Madhësia e ushtrisë së saj, përfshirë trupat e rregullta dhe ato rezervë është mbi 660.000. Turqia numëron 1.000 aeroplanë, ndërsa pretendon se forcat e saj tokësore kanë një arsenal prej 16.000 armësh të llojeve të ndryshme.

7. Gjermania

armata7

Megjithëse është një nga vendet ekonomiksht më të fuqishme në botë, buxheti i saj i mbrojtjes është rreth 45 miliardë dollarë në vit. Në vitin  2011, ky vend ka hequr shërbimin e detyrueshëm ushtarak për të parandaluar vendin që të shndërrohet në një  shtet të militarizuar. Gjermania ka 183.000 forca ushtarake aktive dhe 145.000 rezervë. Në arsenalin e saj ajo ka 710 aeroplanë dhe gati  5.000 lloje të ndryshme të armëve tokësore.

6. Franca

Peacekeepers from the United Nations Int

Në vitin 2013, Franca i ka “ngrirë” shpenzimet  e saj ushtarake dhe ka zvogëluar numrin e vendeve të punës në sektorin e mbrojtjes për 10%, me synim që paratë e kursyera t’i investojë në pajisje të avancuara teknologjike. Buxheti ushtarak i saj është 43 miliardë dollarë në vit. Franca numëron mbi 220.000 forca të rregullta ushtarake dhe rreth 230 mijë rezervë. Ajo ka pak më shumë se 1.000 aeroplanë, 9.000 automjete tokësore dhe 290 armë bërthamore.

5. Mbretëria e Bashkuar

armata5

Mbretëria e Bashkuar, gjithashtu ka një plan që deri në vitin 2018 ta zvogëlojë madhësinë e forcave të saj të armatosura për 20%. Buxheti i mbrojtjes i Britanisë së Madhe aktualisht është  54 miliardë dollarë.  Ajo numëron  205.000 forca të rregullta, 908 aeroplanë, 66 anije dhe 160 armë bërthamore.

4. India

armata4

India ka një ushtri të konsiderueshme prej 3.5 milionë pjesëtarësh, ku 1.325.000 prej tyre janë ushtarakë aktiv. Ky vend ka pothuajse 16.000 automjete tokësore, përfshirë 3.500 tanke, si dhe 1.785 aeroplanë. India ka edhe armë bërthamore e raketa balistike. Buxheti aktual i saj i mbrojtës është 46 miliardë dollarë. Përndryshe, India është importuesi më i madh i mallrave ushtarake në botë.

3. Kina

armata3

Buxheti i mbrojtjes i Kinës zyrtarisht është 126 miliardë dollarë. Forcat e saj ushtarake numërojnë 2.285 milionë pjesëtarë aktiv dhe mbi 2.3 milionë rezervë, që e bëjnë Kinën vendi me forcën më të  madhe ushtarake tokësore në botë. Ushtria kineze ka gati 25.000 automjete tokësore, 2.800 aeroplanë dhe rreth 300 armë bërthamore.

2. Rusia

armata2

Buxheti aktual i mbrojtjes i Rusisë prej 76.6 miliardë dollarësh pritet që të rritet për 44% në vitet e ardhshme. Trupat ruse numërojnë 766,000 pjesëtarë aktiv dhe pothuajse 2.5 milionë rezervë. Forcat e saj tokësore mbështeten nga 15.500 tanke, që e bëjnë Rusinë forcën më të madhe të tankeve në botë. Rusia është lider në botë, me pothuajse 8.500 mbushje bërthamore aktive.

1. Shtetet e Bashkuara të Amerikës

armata ballina111

Buxheti i Shteteve të Bashkuara për mbrojtje është 612.5 miliardë dollarë. Trupat amerikane numërojnë më shumë se 1.4 milion pjesëtarë aktiv dhe 800.000 rezervë. Nga gjithsej 31 bartësit e aeroplanëve në botë, 19 prej tyre janë të SHBA-ve, që po ashtu njihet si numër një në botë për prodhimin e aeroplanëve. Ushtria amerikane ka 7.500 mbushje bërthamore në dispozicion. Forcat ushtarake amerikane janë njësh në botë që prej kohës së Luftës së Dytë Botërore. /NGJYRA.COM/