Bekim Tateshi nuk e degjon Zijadin Selën

0

 

Pas përjashtimit nga qeveria të Aleancës për Shqiptarët, Zijadin Sela kërkoi publikisht nga të gjithë kuadrot e Aleancës, që ishin nëpër poste drejtues, që të japin dorëheqje. Ky vendim u respektua nga te gjithë, duke filluar nga zv/ministrat, sekretar shtetëror, drejtorë drejtorish e deri te drejtorët lokal, por, sikur duket, vetëm nga drejtori i Klinikës Universitare te Syve,z. Bekim Tateshi nuk u respektua.
Bekim Tateshi, i cili ndoshta i njohur si një njeri me prirje të sëmura karrieriste dhe që gjithë jetës ka luftuar për një post dejtues, sikur duket nuk e dëgjon z.Sela dhe vendimin e tij nuk e përfill dhe ndoshta ka ndërmend të flirtojë me ndonjërën nga partitë në pushtet pët të mos e ngacmuar nga ai pozicion.
Me këtë tregohet edhe njëherë se pas daljes nga qeveria te Aleancës për Shqiptarët, brenda anëtarësisë ka filluar të shprehen pakënaqësi dhe shihet një qasje kritike ndaj liderit Sela dhe retorikës së tij të papërgjegjëshme ne raport me aktorë dhe situatat poliike, gje që e bëri që Aleanca për Shqiptarët të humb besimin nga partnerët qeveritar, por edhe nga faktori ndërkombëtar.