Zaev: Pagën që marr e kam ditur para se të marr detyrën si Kryeministër

0

Tema e këtyre ditëve në mediat e Kosovës ka qenë rritja e pagës së kryeministrit Ramush Haradinaj, kryeministri ZoranZaev ka bërë publike për opinionin sesa është rroga e tij si njeri i parë i qeverisë së vendit.

“Rroga ime është 87 mijë denarë, unë e kam ditur këtë para se të marrë këtë detyrë, ka drejtorë që marrin 100 apo 120 mijë denarë dhe nevojitet ulje tek rrogat e tyre. Unë kam biznes familjar dhe të mirat materiale i gëzoj nga kjo, bashkëshortja kujdeset për gjitha këto situata, angazhimi për familjen, fëmijët, pagesa e faturave etj, ka thënë Zaev gjatë intervistës. /albeu.com/