Themelohet partia e Erdoganit ne Maqedoni!

0

Partia për Drejtësi dhe Zhvillim (AK Parti) në Turqi do të hapë përfaqësi në SHBA, Gjermani, Francë, Rusi, Britani, Maqedoni dhe Bosnjë dhe Hercegovinë.

Në një deklaratë për Anadolu Agency (AA),Zëvendëskryetari i Përgjithshëm i AK Partisë Përgjegjës për Marrëdhënie të Jashtme, Mehdi Eker, tha se rregullorja e partisë lejon hapjen e përfaqësive edhe jashtë vendit dhe në këtë mënyrë, me udhëzim të kreut të partisë dhe presidentit Recep Tayyip Erdoğan, kanë nisur aktivitetet për hapjen epërfaqësive në shtatë shtete, konkretisht nëntë qytete.

Eker tha se përfaqësitë fillimisht do të hapen në SHBA, Gjermani, Francë, Rusi, Britani, Maqedoni dhe Bosnjë dhe Hercegovinë.

“Gjithsesi, rregullorja jonë parasheh organizim jashtë vendit, proces gjatë të cilit ne marrim parasysh ligjet e atyre vendeve. Mbase në secilin vend do të jetë institucion i veçantë juridik, diku shoqatë, diku fondacion, diku drejtpërdrejt përfaqësi, e diku grup social. Janë duke u zhvilluar punime në këtë drejtim”, njoftoiEker.

Ai shtoi se vendet në të cilat do të hapen përfaqësitë do të përbëjnë një pikë zyrtare kontaktesh si me shtetasit turq, njashtu edhe me partitë politike dhe qeveritë.

Duke folur për shkaqet për të cilat fillimisht kanë përzgjedhur shtatë shtetet e lartëpërmendura, Eker tha: “Janë rajone që na interesojnë, qendra globale, si për shembull Washingtoni dhe New Yorku. Shtetet e Ballkanit janë shtete ku ne kemi bashkatdhetarë, kemi marrëdhënie intensive ekonomike dhe tregtare dhe kontakte të nivelit të lartë. Të rëndësishme janë edhe në aspektin rajonal, por edhe në aspektin e marrëdhënieve kulturore. Vendet që kemi caktuar janë vendi ku ne si AK Parti duhet të ndodhemi nga aspekti politik, ekonomik dhe kulturor”.

Eker po ashtu tha se AK Parti përbën një koncept civilizimi, duke shtuar se ajo nuk përbëhet vetëm nga një program koncepti i së cilës ka të bëjë vetëm me pjesën brenda kufijve të Turqisë.