Olivera Trajkovska në emisionin “Top Tema”, këshillon Ziadin Selën të shkojë në kursë për PR te Taravari

0

 

Gjatë pjesëmarjes në emisionin Top Tema në televizionin Telma me gazetaren Olivera Trajkovska, kryetari i Aleancës për Shqiptarët Ziadin Sela është përballur nga ‘kritika’ nga ana e gazetares që drejton emisionin e cila i ka përmendur atij deklaratat që i ka dhënë para zgjedhjeve lokale lidhur me identitetin e maqedonasve, transmeton Zhurnal.mk

Si një nga pyetjet më provokative që gazetarja e emisionit i ka bërë Selës është lidhur me deklaratat e tij para fushatës së zgjedhjeve parlamentare 2016 kur ai kishte qenë pjesëmarës në disa emisione dhe kishte debatuar për identitetin e maqedonasve. Ndërkohë që në anën tjetër Sela ka thënë se ato deklaratat që i ka dhënë ai para zgjedhjeve parlamentare tash do të ratifikohen në marrëveshjen me Bullgarinë.

Olivera Trajkovska: Kur pyes mirë cili është problemi i Selës do jem direkte, mendoj që është pjesë e karakterit tuaj dhe punët më të mira t’i dakordojmë dhe në deklaratat tuaja kuptoni se cilat kanë qenë rrethanat për Zaevin kur kemi ndjekur një intervistë ku ju mendoni se maqedonasit janë pa identitet dhe ju si mjek e kuptoni se identitetet kur përballen ndërtohen një pas tjetri dhe deklaratat që ju keni dhënë nuk mund të ndihmojnë njërën anë dhe tjetrën dhe kush janë ato që para 100 viteve nuk kanë qenë pjesë e regjistrimit dhe neve të na defaktorizosh?

Sela: Kur keni dëgjuar deklaratat e mia keni thënë se Sela kur ka marrëveshje dhe jep deklaratat duhet bashkë të zgjidhim problemet, atë deklaratë e kam dhënë në një debatë para zgjedhjeve parlamentare në 2016, unë atëherë nuk kam pasur marrëveshje me ndonjë parti politike e as nuk kam thënë se nuk ka askush identitet se secili ka identitt dhe nëse debati u soll në atë pjesë që të debatojmë për identitetet ato janë gjëra të thjeshta dhe unë nuk injoroj askënd.

Olivera Trajkovska: Ndoshta është mirë që të bëhet kujdes për ndonjë gjë që nuk e dini sepse e dini shumë mirë kush bën regjistrimin në kohën kur ky vend nuk ka qenë shtet?

Sela: Kur flas për identitetet e respektoj të drejtën e secilit të ndihet ashtu si don, gjatë historisë janë procese dhe secili ka të drejtë nëse sot ekziston popull maqedonas po ekziston dhe tash e dini se ajo deklaratë ishte haruar gjatë kampanjës sepse Sela duihej të ishte në margjinën e kampanjës dhe askush mos meret me ASH e pas mbarimit të fushatës se kemi pasur tre deputet për shumicën se kishim 3 deputet dhe kur në asnjë mënyrë nuk kam hyrë në bisedime me VMRO dhe ato ishin aktorët kryesorë që tërhoqën BDI dhe për tre muaj ishte kampanjë kundër Selës, të gjejmë cfarë ka thënë ai sikur dje të ketë deklaruar këtë gjë dhe secili duhet të ndihet ashtu si don e drejtë e secilit, shumë tema që unë i kam folur në atë kohë tash janë pjesë e marrëveshjes që do të ratifikohet mes Maqedonisë dhe Bullgarisë.

 

Në fund të intervistës gazetarja maqedonase Olivera Trajkovska, ve në siklet z.Sela duke e këshilluar, që ai të shkojë në kursë për PR te Taravari

Olivera Trajkovska: Në interpretimet politike definoheni si humbës e mos është mirë të shkoni në disa orë për PR tek kolegu Taravari sepse nuk do thoja që ka bërë ndonjë reformë të madhe në shëndetësi por ka një personalitet njeriu në shekullin 21 është normale që dikush të mbledh simpatinë, e pasiqë është bashkëpartiak nuk do ishte keq të provoni të shihni se suksesi në Gostivar është zgjedhja e tij që nuk do bëj ndarje dhe kriza dhe se problemi juaj në Strugë ishte pikërisht kjo gjë?

Sela: Nuk është dhe aq lehtë të thuhet që të marr mësime sepse e kam kolegë, sekretar partie dhe mund të bëhet edhe kryetar i partisë sepse unë nuk do jem i përjetshëm aty.