Panucci: Mister 2020 ? Më pëlqen shumë si shprehjer, pasi është edhe objektivi ynë

0

Trajneri i Kombëtares Shqiptare në një intervistë për Supersport ka folur pëgjithçka rreth skuadrës, lojtarët që luajnë në ekipet e ndryshme , si dhe për jetën e tij.

Atij i pëlqen edhe shprehja “Mister 2020” që është edhe objektivi i tij për të dërguar Shqipërinë në EURO 2020.

• Mister 2020. Të pëlqen si shprehje?

‘Më pëlqen shumë. Për këtë kam ardhur. Ky është objektivi ynë dhe i federatës. Mister 2020 është i bukur dhe shpresojmë ta kurorëzojmë.

• E kishit menduar ndonjëherë të vinit te Shqipëria?

“Në vitet e mëprashme, Shqipëria ishte rritur shumë, edhe prej De Biasit. Kur më erdhi telefonata, nuk dyshova kurrë. Tani jam akoma më i bindur, që prej 6 muajsh po e drejtoj.

• Si lindi ideja?

“U kontaktova nga drejtori Denis Bastari, më kërkoi një takim.Erdha në Tiranë, u takova me presidentin Duka. Biseduam dhe pas 20 ditësh, Duka më tha se më kishte zgjedhur mua. Isha trajneri i ri i Shqipërisë.

• Impresioni për Dukën?

“Kur ika, shpresoja të më telefononte. Ishte një president që i ka dhënë federatës diçka të jashtëzakonshme. Një njeri që më lë të punoj, dhe ndan mendime me mua. Më thotë, që zgjedhja është e imja. S’është e lehtë të gjesh një president që nuk ndërhyn.

• Kishte edhe kandidatë të tjerë. Pse mendoni që u zgjodhët ju?

“Besoj që Duka është një biznesmen i madh, dhe ka kuptuar diçka. Shpresoj t’i jap të drejtë nuhatjes së tij. Kam dëshirë t’i jap të drejtë Dukës për zgjedhjen.

• Nuk i thatë diçka që ta bindnit?

“Kam tentuar të jem vetvetja. Nuk i kam telefonuar askujt. Besoj se isha një lojtar që e bëra me seriozitet karrierën time. Besoj se duhet të jesh gjithmonë vetvetja.

• Ka ndonjë ndryshim në Shqipëri?

“Ishte një përvojë fantastike në Rusi. Kam punuar me Kapelon. Më ndihmoi të kuptoj më mirë trajnerin, dhe më rriti profesionalisht.

• Capelo ju kishte si djalin tuaj. Është e vështirë që tani të drejtoni i vetëm?

“Jo. Besoj se e fitova simpatinë e tij sepse ia thosha troç mendimin. Më ka vlerësuar si lojtar por edhe si njeri. Me të pata një marrëdhënie të rëndësishme dhe ndihem krenar. Ai për mua ishte një trajner i madh.

• Shqipëria kishte arritur të merrte pjesë në Europian. A kishit frikë kur pranuat Shqipërinë?

“Më pëlqen të rrezikoj. Në katër ndeshjet e mbetura, duhej të njihja dhe këto 6 muaj ishin të rëndësishëm. Tani synoj EURO 2020.

De Biazi bëri një revolucion, ndërsa ju gjetët një skuadër. U vunë re disa ndryshime, edhe në lojë.

Sa herë bënim stërvitja, dalloja diçka në skuadër. Skuadra ishte 15-20 metra më përpara. Ky është një vend që ka vuajtur shumë nga diktatura. Kur vija me avion, shihja lokalet që njerëzit e kalonin ditën me qetësi Këtë duhet t’i transmetoja skuadrës, të ishim më përpara. Ideja ime është të bëjmë lojën tonë.

• Dita e parë e grumbullimit. Latë jashtë Cikalleshin dhe Xhakën. Çfarë është disiplina për ju?

“Po, gjeta një grup me djem seriozë. Por, kishte gjëra për të sistemuar. Oraret, respekti për shembull. Kur një lojtar vjen në kombëtare, duhet të kuptojë që përfaqëson një vend. Oraret duhen respektuar. Pa rregulla, nuk arrijmë dot askund.

• 4 ndeshje zyrtare. Sa i kënaqur jeni nga pikët që keni marrë?

“Erdhëm në rritje si performancë. Pengu i vetëm është një pikë me Italinë. Po ndërtojmë një skuadër që mund të përballemi me të gjithë. Ndoshta, vetëm Spanja apo Gjermania janë një nivel tjetër.

Spanja është sipër nesh. Askush nuk arriti të fitonte në Spanjë. Ne bëmë një pjesë të dytë me nivel. 14 herë shkuam në portë, dhe janë shumë për një skuadër si Shqipëria.

Mendoj se me Italinë meritonim një pikë. Na vjen keq, por vazhduam të bënim përpara.

Më bëhet qejfi nëse i kam dhënë karakter kombëtares. Luftojmë deri në sekondën e fundit të stërvitjes. Dua që lojtarët e mi të japin maksimumin edhe në stërvitje. Duam të formojmë një grup të shkëlqyer për EURO 2020.

• Vendet fqinje kanë disa yje. Po ne ke kemi?

“Ne kemi Strakoshën, Berishën, Hysajn, Cikalleshin, Grezdën e Sadikun. Sinqerisht, jam i kënaqur me grupin që po stërvis. Nga ky këndvështrim, s’kemi një yll të veçantë, por kemi një yll të madh, që është grupi.

• Pse Grezdës një fanellë titullari?

“Është një lojtar shumë i mirë. E fitoi vetë falë lojës dhe stërvitjes. Çdo lojtar e zgjedh fatin e vet. Grezda ecën shumë mirë. Jam i bindur që në të ardhmen do flitet shumë për të.

• Ku jetoni për momentin?

“Unë jetoj në Romë, por udhëtoj në vende të ndryshme., sepse ndjek lojtarët.

• Si ju duket kampionati shqiptar? Me ca kampionati italian e krahasoni?

“Unë mendoj se kur shikoj Skënderbeun është kampionat me nivel. Jam i bindur se nëse punohet do arrihet më shumë.

• A do të jetë Shqipëria e para në grup?

“Jemi të bindur se kemi një skuadër që mund ta fitojë grupin. Po ndërtojmë një grup që po përmirësohet gjithmonëë e më shumë.

• Ke do përzgjidhje për “Nations Leauge”?

“Nuk përzgjedh se kam qene i pafate në zgjedhje por do zgjedhja Slloveninë, Finlandën dhe Qipron. Në Lituani jo se është ftohte.

• A ju përndjek hija e De Biasit?

“Nuk me ndjek, ne duhet te dimë ti bëjmë balle situatave, Xhani ka bërë mirë dhe shpresoj që edhe ne ti bëjmë krenar shqiptarët

• A flisni më me Xhanin?

“Dua ta falënderoj sepse ka shprehur fjale te mira , është një njeri me karakter, te cilin e vlerësoj shume?

• Miqësore së shpejti?

“Po punojmë për Norvegjinë edhe pse nuk është ende zyrtare. Unë po kontrolloj gjithë talentet, kam Rosin që e bën këtë gjë. Ftesat nuk i bej unë, por lojtaret, të cilët nëse luajnë mire un i thërras. Nuk me intereson mosha e tyre.

• Qaka?

“Për mua është një talent, doja ta merrja dhe më parë, por ishin kualifikueset dhe nuk doja ta prishja grupin

• Pak e vogël Shqipëria, në krahasim me karrierën tuaj.

“Jam i lumtur që e stërvis këtë skuadër. Kam dëshirë të përçoj shpirtin tim. Kur erdha në Shqipëri, nuk kam diskutuar kurrë për 1 eruo. Nuk më interesonin paratë. Tani, pas 6 muajsh, jam i lumtur me zgjedhjen që bëra.

• Si ju duket vendi tani….

“Kur shoh tani, pas shumë vitesh, që Shqipëria e ka marrë veten, ka një ekonomi që po rimëkëmbet, gëzohem. Kur kam ardhur për herë të parë në 1993, mbaj mend fëmijët që donin një panine.

• Si është të jetosh tani në Shqipëri? Me kë shoqëroheni?

“Unë ha shumë mirë. Problemi është kur ha me presidentin. Ai më detyron të ha shumë. Edhe kur isha futbollist, maksimumi në 23. Më pëlqen të ha në restorant.

• Çfarë të pëlqen nga Shqipëria?

“Kam provuar, por nuk i mbaj mend emrat e pjatave. Haet shumë mirë. Kam ngrënë peshk me presidentin në durrës. Në mars dua të bëj një turn ë jug. Dua të kuptoj çdo gjë në Shqipëri.

Jetoj në hotel, sepse vij 2-3 herë në muaj. Më pëlqen të jem i shoqëruar, jo i izoluar në apartament.

• Çfarë mendimi ka familja juaj?

“Kam një baba dhe një nënë që nuk më ndërhyjnë, dhe janë të kënaqur. Prindërit janë të lumtur kur fëmija bën atë që dëshiron. Edhe unë dua që im bir të bëjë atë që pëlqen.

• Djali juaj, një “Panuçi” i ri?

“Ai luan në një skuadër afër Romës. Kur vjen në shtëpi e pyes: “U kënaqe?” Është shumë e vështirë të jesh një Panuçi. Çfarë do të ndodhë më pas, do e vendosë ai. Nëse pëlqen diçka tjetër, ta zgjedhë vet. Unë nuk ndërhyj

• Rrjetet sociale…

“Facebook nuk kam. Instagram kam, por hyj pak. Jam shumë i rezervuar për jetën time private. Shoh lojtarët që janë në Instagram, por jam besnik ndaj jetës time private.

• Çfarë të pëlqen dhe jo nga shqiptarët…

“Më pëlqen se shqiptarët kanë dëshirë për të jetuar. Të transmetojnë dëshirën e të dalurës nga shtëpia, për të kaluar ditën. Gjëja që nuk më pëlqen është trafiku. Kur futesh në një rrethrrotullin, nuk di nga të shkosh.

• Ke provuar t’i japësh makinës?

Jo, gjithmonë me shofer. Por rrethrrotullimi në Shqipëri është i tmerrshëm.

“Nuk flas shumë mirë, por duhet të mësoj.

• Do bësh diçka ndryshe nga trajnerët e mëparshëm të huaj, që ta mësosh gjuhën…

“Unë flas 4 gjuhë. Kur isha në Rusi, mësova nja 60 fjalë. Është shumë e vështirë shqipja, por duhet të mësoj disa fjalë që t’i them lojtarëve.

• E kupton kur flitet shqip, çfarë flasin të tjerët..

“Kuptoj diçka, por të gjithë lojtarët flasin italisht. S’ma hedhin dot. Jam në avantazh ndaj tyre.

• Ku do i kaloni festat e fundvitit…

“Festat e fundvitit do i kaloj në Majemi, në Amerikë. Do të nisem për në Amerikë.

• Pse në Majemi?

“Sepse kam shtëpinë prej 25 vitesh atje, shoh basketboll, luaj golf. Djali im shkon të bëjë plazh, pse jo të shohë edhe ndonjë vajzë.” përfundoi trajneri italian. /albeu.com/