Aksident në Bit Pazar, një i vdekur

0

Një aksident trafiku me pasoj vdekjen e një gruaje të moshuar ka ndodhur sot në ora 12 e 10 minuta në afërsi të tregut të Bit Pazarit, më saktësisht poshtë mbikalimit. Gruaja e moshuar u godit nga autobusi derisa kalonte rrugën. Policia dhe gjykatësi hetues kanë dalë në vendngjarje për të kryer ekspertizë. Në ndërkohë dëshmitarët okular shprehen për Alsat se në këtë rrugë për shkak të trotuareve të bllokuara nga makinat e parkuara dhe kiosqet që gjithashtu kanë bllokuar trotuaret detyrojeni këmbësorët që të lëvizin nëpër bulevard, ku për pasoj shpesh ndodhin edhe aksidente, ngjashëm si ky i sotmi.

E pashë, se dijë unë e pash e kalova rrugën me atë edhe veç kur e pashë kaloi autobusi dhe një rrotë i mbeti në gjoks kësaj grua dhe un më pas e nxora nga rrotat, nëse është e ndaluar vendosni hekurat aty që mos të kalohet- tha një dëshmitar i rastit.

“Këtu dehet të vendosen semaforë, se shumë shpejtë vozisin veturat- tha një kalimtar.

Nga Ministria e Punëve të Brendshme konfirmojnë rastin dhe theksojnë se punojnë në zbardhjen e plotë të tij.