Eno Popi e konfirmon me foton magjike, do të bëhet baba i një vajze

0

Lidhja mes Eno Popit dhe AtenaPalit vazhdon tashmë prej vitesh edhe pse të dy ata janë treguar shumë të rezervuar për raportin mes tyre.

Vitin që shkoi Atena tregoi unazën që Eno i kishte dhuruar, duke zyrtarizuar kështu lidhjen e tyre. Por mesa duket ata së shpejti do të bëhen prindër të një bebeje.

Lajmin e ka dhënë mikesha më e ngushtë e Enos, Arbana Osmani, e cila ishte e ftuar në emisionin “100 milion” të moderuar prej tij.

Teksa u fut në studio, ajo i ka bërë Enos dhuratë një biberon, duke u shprehur se së shpejti ai do të bëhet baba.

Por sot në rrjete sociale është postuar sërish ky lajm, nga vetë eno i cili ka konfirmuar se do të bëhet baba i një vajze. /albeu.com/