Dogana Kosove-Maqedoni po perballet me rradhe te gjata…

0

Qytetarët që ia kanë mësyrë Maqedonisë përmes pikës kufitare në Han të Elezit, janë detyruar të presin me orë të tëra për ta kaluar pikat kufitare.

Edhe pse Policia e Kosovës dhe doganier ishin mobilizuar që ta përballonin fluksin e udhëtarëve, ishe pala maqedonase që nuk i ngutej.

Policia kufitare e Kosovës ka thënë se ata kanë shpejtuar proceduar dhe kanë rritur numrin e personelit, por pala maqedonase nuk kishte bërë të njëjtën gjë, duke shkaktuar radhë të gjatë të pritjes.

Shumë qytetarë ktheheshin sapo shihnin kolonën e gjatë, ndërsa kishte nga ata që sapo kalonin pikën kufitare të Kosovës ktheheshin në menjëherë në territorin e Kosovës, pasi nga pika kufitare e Kosovës deri të ajo maqedone duhej të pritej më shumë se një orë.