VMRO-DPMNE në shenjë revolte kundër arrestimeve të funksionarëve të saj ka filluar me bllokimin e vendkalimeve kufitare. Sot bllokohet vendkalimikufitar i Bogorodicës, ndërsa më 21 dhjetor vendkalimi kufitar i Qaf Thanës, më 22 dhjetor ai i Deve Bairit , ndërsa më 24 dhjetorprotestuesit sërish bllokojnë Bogorodicën.
Ndërkohë mbrëmë VMRO-ja bllokoi vendkalimin kufitar Tabanoc, me ç’rast protestuesit u përleshën me policinë, dhe për pasojë mbeti i lënduar një pjesëtarë i policisë, derisa një protestues u arrestua.
Dënoj çdo sulm ndaj policisë së Maqedonisë dhe dua të them se të drejtë protestë është e drejtë e garantuar me kushtetutë dhe unë respektojë këtë por në vende ku është e lejuar dhe pa mos pasur sulm ndaj policëve të Maqedonisë – tha Oliver Spasovski, ministri i brendshëm.
Kjo formë e protestës së VMRO-DPMNE-së do të zgjas deri më 24 dhjetor, kur protestuesit sërish do të bllokojnë vendkalimin kufitarë të Bogorodicës. Alsat/