Kalorimetrat do ta rrisin çmimin e ngrohjes qendrore

0

Instalimi i Kalorimetrëve në radiator do ta rrisë çmimin e ngrohjes qendrore për familjet. Këtë e dëshmon përvoja nga ndërtesat në Shkup, ku tashmë janë instaluar të ashtuquajturit matës individual dhe shpërndarës të energjisë së ngrohjes. Nga kompania e furnizimit BEG, kompani që furnizon me ngrohje në Shkup, për Alsat M shpjeguan se në qoftë se ata duan të paguajnë të njëjtin çmim, qytetarët do të duhet ti ngrohin shtëpitë për 30 për qind më pak.

Përdoruesi i cili jeton në një apartament mesatar prej 60 metra katrorë, do të fillojë të ketë kursime financiare nëse kursimet e ngrohjes janë mbi 30% në nivel vjetor, pra në 30% kursim të energjisë, kursimi financiar është 0%. Për të arritur 35 për qind të kursimeve të energjisë, nevojitet temperatura mesatare e dhomës të bjerë për 5 gradë Celsius, e cila është nën standardet e shëndetshme të jetesës –  njoftojnë nga BEG Furnizimi.

Vendosja e Kalorimetrëve, në bazë të Ligjit të Energjetikës, që është në përgatitje e sipër, do të jetë një detyrim për çdo konsumator që përdor ngrohje qendrore. Zv. kryeministri për Çështje Ekonomike, Koço Angjushev në një intervistë për Magazinën ekonomike, duke komentuar mundësinë e shtrenjtimit të ngrohjes, tha se kjo do ti stimulojë qytetarët për ta reduktuar konsumin e tyre të energjisë.

Për ta reduktuar me energjensë më të lirë, të reduktohet me izolim. Pra, bota shkon në këtë drejtim, ne nuk mund të shkojmë në mënyrë divergjente. Si tani, ç’do të themi ne? Harxhoni energji, nuk ka problem, nuk duhet të mendoni për izolimin e shtëpive, nuk duhet të mendoni për asgjë, vetëm energji të lirë harxhoni – tha Koço Angjushev, zëvendëskryeministër për çështje Ekonomike.

Sipas statistikave të BEG Furnizimi, kostoja e instalimit të këtyre instrumenteve në mesatare kushton 300 euro për një banesë. Ende nuk është e qartë se kush do ta paguajë këtë investim. Por Angjushev njoftoi se qeveria nuk do të lejojë kostoja të bie mbi qytetarët. Ligji i ri i energjetikës, sipas paralajmërimeve, duhet të hyjë në fuqi në fund të vitit 2018.