Partitë e shfrytëzojnë religjionin në fushatat parazgjedhore

0

Partitë politikë më pak ose më shumë e shfrytëzojnë religjionin në fushatat e tyre parazgjedhore, konsiderojnë 54,4 për qind e pjesëmarrësve në anketën telefonike me temë “religjioni në fushata politike – Shfrytëzimi i religjionit në fushata parazgjedhore” Nga të anketuarit, 30,1 për qind konsiderojnë se përgjithësisht religjioni pak ose aspak nuk përdoret në fushatat parazgjedhore, transmeton MIA.

Anketa është realizuar muajin e kaluar në nivel kombëtar nga ana e Institutit për hulumtime politike-Shkup, në ekzemplar prej 1.100 të anketuarve. Vlladimir Bozhinovski nga Instituti në konferencë shtypi në të cilën i prezantoi rezultatet, theksoi se 35,9 për qind e të anketuarve konsiderojnë se religjioni tani më shumë përdoret në fushatat parazgjedhore të partive politike, sipas 18,2 për qind ajo përdoret më pak, ndërsa për 30,3 për qind është e njëjtë si edhe paraprakisht.

“Vetëm 6,9 për qind konsiderojnë se përdorimi i religjionit dhe simboleve religjioze kanë ndikim për të cilin përcaktohen në ditën e votimit, ndërsa përqindje e njëjtë konsiderojnë se diku mund të ndikojë zgjedhje e tyre. Nga ana tjetër, 7,8 për qind konsiderojnë se ajo ka shumë pak ndikim, ndërsa 73,5 për qind konsiderojnë se nuk ka kurrfarë ndikimi lidhur me zgjedhjen e tyre politike në ditën e zgjedhjeve”, tha Bozhinovski.

Sipas të anketuarve, religjioni më pak përdoret në fushatat politike të LSDM-së, pastaj pasojnë VMRO-DPMNE-ja, PDSH-ja, BDI-ja, Aleanca për Shqiptarët dhe BESA.

“Pjesa më e madhe e të anketuarve – 70,5 për qind (69,8 për qind nga të krishterët dhe 77,7 për qind nga myslimanët) janë përgjigjur se përdorimi i religjionit në fushata paraqet keqpërdorim i ndjenjave religjioze të qytetarëve, ndërsa 11,1 për qind (9,7 për qind e të krishterëve dhe 15,5 për qind e myslimanëve) konsiderojnë se kjo është pjesë e paraqitjes normale politike”, theksoi Bozhinovski.

Potencoi se 38,4 për qind e të anketuarve konsiderojnë se ka mesazhe politike në paraqitjet publike të liderëve fetarë, ndërsa 33,1 për qind konsiderojnë se nuk ka. Sipas rezultateve nga anketa, 43,9 për qind e të anketuarve janë prononcuar se partitë politike kontribuojnë drejt konflikteve dhe ndarjes midis njerëzve në bazë të përkatësisë fetare, ndërsa vetëm 7,9 për qind e mendojnë të kundërtën.

Marjan Nikollovski nga ueb portali religija.mk në konferencë shtypi tha se bëhet fjalë për hulumtim të parë të këtij lloji në Maqedoni.

“Ideja është që të bëhet një vazhdimësi e hulumtimeve të perceptimit të qytetarëve për punën e bashkësive fetare në shoqëri, sepse konsiderojmë se jeta fetare në Maqedoni është një komponentë e rëndësishme e cila është shumë e rëndësishme dhe e ndjeshme dhe çdo keqpërdorim ose përdorim në kontekst negativ shpeshherë di të shkaktojë fluktuacione të cilët mund të jenë me karakter negativ”, tha Nikollovski.