Ligji për energjetikë: Ndryshime në ligjin për ngrohje

0

Instalimi i kalorimetrave në radiatorë nëpër amvisëritë, që do të jetë obligim me Ligjin e ri për energjetikë që është në procedurë qeveritare, nuk do të jetë në kurriz të qytetarëve, pohon zëvendëskryeministri për çështje ekonomike, Koço Angjushev. Ai i quajti dezinformata pohimet e disa ekspertëve se çdo amvisëri do të duhet të ndajë nga 50 euro nga radiatori për ta përmbushur obligimin ligjor. Kalorimetrat do të duhet të tregojnë se sa energji termike saktësisht shpenzohet në çdo banesë.

Këtu shteti mund të ndihmojë. Do të bëjmë çmos që kjo të mos jetë në kurriz të qytetarëve të Republikës së Maqedonisë. Jemi në bisedime me më shumë institucione. Këtu do t’i përmendja Habitat, ndaj ja edhe në kuadër të këtij Fondi të gjelbër klimatik të sigurojmë mjete që kjo të bëhet prej këtyre burimeve financiare, e jo në kurriz të qytetarëve të Republikës së Maqedonisë – deklaroi Koço Angjushev, zëvendëskryeministër për çështje ekonomike. 

Opsioni tjetër është që kalorimetrat të jenë investim i kompanisë furnizuese. Por, për dallim nga deklarata e sotme, Angjushevi para pesë ditësh në një intervistë për televizionin Telma, deklaroi se fatura për instalimin e këtyre instrumenteve në fund gjithsesi do ta paguajnë qytetarët.

Pa marrë parasysh nëse do ta paguajë kompania, ose do ta paguajë qytetari, nëse e paguan kompania do t’ia përllogarisë përmes çmimit të energjisë termike, nëse e paguan qytetari, ai ka të drejtë të zgjedhë se nga kush do ta marrë nëse i plotëson kushtet teknike – tha Koço Angjushev, zëvendëskryeministër për çështje ekonomike

Duke marrë parasysh faktin që në territorin e Shkupit, energji termike përdorin rreth 50.000 amvisëri, vlerësimet janë se ky investim do të kushtojë prej 10 deri 12 milionë euro. Nga ana tjetër, parashtrohet pyetja nëse instalimi do të kushtojë prej 10 deri 12 milionë euro. Nga ana tjetër, parashtrohet pyetja nëse me të vërtetë instalimi i kalorimetrave do t’u sjellë kursim qytetarëve? Sipas informacioneve të Alsat M, një pilot-projekt që është zbatuar tashmë në disa objekte banesore ka treguar se ky model nuk i ka ulur faturat për ngrohje qendrore.