Marsh i “Çadrave të Kuqe” kundër dhunës ndaj punëtorive seksuale mbahet ne Shkup!

0
START-WP-ADS-ID: 1 -->
Sot, për herë të dhjetë, në Shkup, në rrugën “Maqedonia” u mbajt marshimi i çadrave të kuqe, në kuadër të Ditës Ndërkombëtare “Stop dhunës kundër punëtorive seksuale” të organizuar nga Iniciativa Qytetare për Mbrojtjen e të Drejtave të punëtorëve seksual “Star Star”, njohton Portalb.mk.
Përfaqësuesit e organizatës theksojnë se në vend ka nga 3,000 deri në 5,000 punëtorë seksi, të cilët janë të ekspozuar ndaj dhunës së përditshme jo vetëm nga klientët, por edhe nga policia nga të cilët ata kërkojnë mbrojtje.
Punëtorët seksual me çadra të kuqe, me maskë në sytë e tyre, marshuan sot nëpër Shkup. Ata porositën që të ndale dhuna ndaj tyre dhe  institucionet dhe policia t’i mbrojnë ata. Gjithashtu kërkuan të mos ketë paragjykimet kundër tyre.
Ndryshe,  dje gjashtë vajza u panë në vitrinë të një shitoreje që u hap në Shkup dhe bënë që Amsterdami të vjen më afër shkupjanëve, por edhe banuesve të qyteteve tjera.