Lojë ping-pongu me pikën kufitare Jazhincë-Glloboçicë

0

Ministria e Financave ka dy vite që nuk ka reflektuar në kërkesën e Drejtorisë së Doganave për kalim të lirë të mallrave në pikën kufitare Jazhincë-Glloboqicë. Për këtë arsye, bizneset e Fushës së Pollogut që eksportojnë mall në Kosovë duhet të bëjnë 100 kilometra rrugë për të arritur në terminalin doganorë të Bllacës. Zëvendës drejtori i Doganave të Maqedonisë, Lavdrim Veliu thotë se tranzitimi i lirw i mallrave pwr Kosovw dhe anasjelltas, mbetet peng i Ministrisë së Financave e cila duhet ta shqyrtojë kërkesën qw e kanw pranuar dy vite më herët, dhe me pas të njëjtën ta kalojë në Qeveri.

Ne si Drejtori e Doganave kemi marrë hapa dhe e kemi analizuar situatën dhe deri në Ministri të Financave në vitin 2015 në muajin e katërt, kemi dorëzuar propozim ku kërkojmë bashkimin e pikave kufitare mes Maqedonisë dhe Kosovës, konkretisht në pikën kufitare B

llacë dhe Jazhincë. Në Jazhincë kemi paraparë edhe lejimin e tranzitimiz të mallrave, e cila është procedurë e lejueshme doganore dhe në këtë formë mendojmë ti ndihmojmë biznesit të Pollogut – tha Lavdrim Veliu, Zv/drejtor i doganave.

Ministria e Financave ka gati dy javë që refuzon të përgjigjet në pyetjet e televizionit Alsat se pse ende nuk është shqyrtuar kërkesa e Drejtorisë së Doganave që është bërë në prill të vitit 2015.

Drejtoria e Doganave ka dy vite që pret përgjigje nga Ministria e Financave nëse do ta lejohet tranzitimi i mallit në pikën kufitare Jazhincë-Glloboqicë. Mirëpo edhe televizioni Alsat ka dy javë që pret përgjigje nga Ministria e Financave, nëse e ka marr në shqyrtim apo jo kërkesën e Drejtorisë së Doganave për kalim të lirë apo tranzitim të mallit në pikën kufitare Jazhincë-Glloboqicë, për bizneset që gravitojnë në Fushën e Pollogut të cilët eksportojnë mall në Kosovë.

Oda Ekonomike e Maqedonisë Veri-perendimore gjithashtu kërkon që sa më shpejt të jetësohet lejimi I lirë I kalimit të mallrave në këtë pikë kufitare ose të hapet një terminal doganorë I cili do e shkurtonte rrugën për eksportuesit e Fushës së Pollogut. Institucionet kosovare shprehin gatishmëri që ta jetësojnë idenë për pikë të re zhdoganimi. Para 1 viti në Shkup u takuan delegacione qeveritare të Maqedonisë dhe Kosovës, ku biseduan për hapjen e kësaj pike zhdoganimi, duke theksuar se kjo do të kishte ndikim pozitiv në ekonominë e të dy shteteve. Sipas të dhënave zyrtare, 140 mijë kamionë përplot me mall, kalojnë çdo vit kufirin Maqedoni-Kosovë. Ndërsa sipas të dhënave nga enti statistikor i Kosovës, Maqedonia është eksportuesi i dytë më i madh nga vendet e CEFTA-s në Kosovë, ku shet mall në vlerë prej rreth 300 milionë euro në vit.