Sot protestohet ne Shkup per ndotjen e larte…

0

Një grup qytetarësh sot nga ora 12 do të organizojë protestë para qeverisë nën moton “Zgjohuni për ajër të pastër’. Në këtë thirrje për protestë ofrohen dhjetë masa urgjente të cilat duhet të ndërmeren për ndotjen e ajrit.
Urgjentisht të pastrohen rrugët kryesore dhe anësore të qytetit.

Ndalesë për komunikacion në ditët më të ndotura duke dhënë prioritet zjarrfikësve, policisë, ndihmës së shpejtë.

Transport urban pa pagesë.

Largim nga komunikacioni i makinave të vjetra

Ndalesë të ndërtimeve në periudhën kur ajri është shumë i ndotur. (nëntor, dhjetor, janar).

Subvencionim për kycje të nxemjes për gjithë qytetarët.

Urgjentisht dhe në mënyrë transparente monitorimi i punëve industriale.

Ndihmë për amvisëritë të cilat nuk kanë financa për ngrohje.

Urgjentisht pastrim të deponive.

Dënime për ata që ndezin zjarret në të hapur dhe kujdes i madh përgjatë lumit Vardar.