Sekuestrohen 27 kilogramë marijuanë, dy persona në pranga në Kërçovë

0

Policia e Kërçovës, ka ngritur dy padi penale kundër A.A (45) dhe E.A (47), që të dy nga fshati Arangjell, Kërçovë për kryerjen e veprës penale “prodhim dhe shitje të paligjshme të substancave dhe lëndëve narkotike”.

MPB-ja informon se me datë 12 dhjetor në fshatin e dy të dyshuarve është kryer kontroll në shtëpitë e të dyshuarve dhe në disa lokacioneve tjera, të cilët kanë qenë të lajmëruara dhe në ç‘rast janë zbuluar dhe sekuestruar 27 kilogramë dhe 684,6 gramë marihuanë.

Në seancën e mbajtur, gjykatësi vendosi që të pandehurit të marrin dënim me paraburgim prej 30 ditësh. /albeu.com/