Gjendet peshkaqeni i vjetër plot 512 vjeçar

0

Një peshkaqen i madh i Grenlandës me siguri është gjallesa më e vjetër në planet, thonë shkencëtarët.

Ai supozohet se është 512 vjeç, gjë që nënkupton se është lindurpara Shekspirit, dhe aktualisht jeton në ujërat e Arktikut ku edhe është lokuar.

Shkencëtarët që kanë bërë analizat e peshkaqenit supozojnë se është lindur në vitin 1505.

Peshkaqenët e Grenlandës jetojnë në temperatura prej -1 deri në 10C dhe mund të notojnë deri në 2.200 metra thellësi, ndërsa peshojnë rreth një mijë kilogramë.

Peshkaqenët e Grenlandës mesatarisht jetojnë rreth 400 vjet. Ata kalojnë jetën duke notuar dhe në kërkim të partnerëve. /albeu.com/