Bexheti: BDI është model për të gjitha partitë në Maqedoni!

0

Kryetari i komunës së Sarajit, Blerim Bexheti sonte në emisionin “Click Plus”,tha se BDI ka qenë model për partitë shqiptare, por edhe ato maqedonase në lidhje me financimin e partisë dhe transparencën, pavarësisht se ka pasur fushatë që të njolloset lideri Ali Ahmeti dhe BDI-ja.

Duke folur për korrupsionin, Bexheti theksoi se BDI ka qenë, është dhe do të jetë i hapur, transparent dhe jo rastësisht partia nuk ka vërejtje dhe kritika në këtë segment, edhe përskaj një fushate të paparë për të njollosur punën e BDI-së.

AI gjithashtu u shpreh se liderët kanë përgjegjësi, por para ligjit secili përgjigjet individualisht. /albeu.com/